Parashikimi i motit

Moti sot në Kosovë me diell, me temperatura deri 27 gradë Celsius

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media