ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë, me diell e vapë

Për sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të  fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.