ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë me diell e temperature të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot parashikon mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa  gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike”, thotë Instituti.

Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.