Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve, të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.