Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielen parashihet mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.

Sips njoftimit, diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund  të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.

Edhe sot, ashtu sikurse të shtunën parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.