Ilustrim: NASER FEJZA

Moti sot në Kosovë

Në Kosovë, sot më 27.08.2024, parashihet të ketë mot me vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, megjithatë ka parashikuar që moti gjatë ditës të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius.

Ndërsa, maksimalet do të mbërrijnë deri 33 gradë, në rajonin e Gjakovës.