ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se këtë javë në vend do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sot parashihet mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell.

“Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.

Gjatë vikendit të ardhshëm parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil, thekson Instituti.

Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton IHMK-ja.