ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të jetë situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas njoftimit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

Në Kosovë të hënën vazhduan vërshimet nëpër disa komuna për shkak të reshjeve të shiut.

Tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve”- njoftoi Instituti dje.

Sipas IHMK, kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët.