Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të ketë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, kjo situatë stabile meteorologjike vije si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.

“Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Republikës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve”- thuhet në njoftim.

Instituti thekson se temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.