ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.