ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë sot në vend.

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira ku gjatë mëngjesit parashihen vende-vende edhe riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.