ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Moti sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit.