ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.

Sipas njoftimit, në vise të larta pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta se në vise të ulëta dhe mesatare.

Ndërkaq, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryejë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1-7 m/s.