Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë sot, me mot të qëndrueshëm.

Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit, thuhet në njoftimin e Institutit.

Sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.