ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar për sot mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.