Moti sot në Kosovë

Të martën , në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë pasdites përreth viseve malore mund të bie rrebesh shiu.

Ndërsa temperaturat në vise të ulëta do të sillen në 15 C deri në 31 C, kurse në vise malore 13 deri në 24 C.

Do të fryjë edhe erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-4 m/s.

Edhe dita e mërkurë do të jetë e nxehtë dhe pjesërisht e vranët. Orëve të pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C.

Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-7m/s. /21Media