
Moti sot, me vranësira, reshje shiu e shkarkime rrufesh
17.6.2020 - 08:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme në Kosovë.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.
Sipas tyre, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius”, thuhet në njoftim. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./21Media