Moti sot me vranësira që mund të sjellin shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.