Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar.

Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike.