Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat do të ulen ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në njoftimni e Institutit.