Moti sot - me diell por i ftohtë, e gjatë javës me shi e borë

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s.

Ndërsa, për javën e ardhshme, Instituti parashikon mot të ndryshueshëm.

Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.