ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të Troposferës.

Temperaturat minimale, sipas Institutit, do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje.