ilustrim: Naser Fejza

Moti sot me diell e temperatura deri në 15 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë stabil, me diell dhe vranësira të pjesshme, më të theksuara rrëzë maleve.

Në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.