ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me diell e me temperatura të larta

Gjatë ditës së sotme në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se në male parashihen vranësira të mesme, por pa reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius”, thekson Instituti.

Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj është mirë që në intervalin kohor prej 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.