
Moti sot, me diell dhe temperatura të larta
01.3.2020 - 08:03
Dita e parë e marsit në vend “do të vijojë me mot të bukur dhe me temperatura maksimale në vlerat e normales për muajin që po hymë”, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, pas mëngjesit me ngrica të lehta nëpër disa vende, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Instituti parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare, bën të ditur IHMK-ja.
Sipas institutit, java e ardhshme, ashtu siç është parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme./21Media