Foto: Atdhe Mulla

Moti sot, me borë dhe temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.“, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s./21Media