Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot kryesisht me diell, gjatë natës ngrica e mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.