ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët e në ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes.