ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka paraparë mot kryesisht me diell dhe relativisht të qetë.

Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV.

Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.