Mot me shi - Foto: Rtv21

Moti sot, kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se sot situata meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.

Sipas IHK-së vendi është nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të freskëta dhe dita e sotme do të përcillet me vranësira të dendura dhe të pa qëndrueshme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 metra në sekondë.