ilustrim: Naser Fejza

Moti sot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar të mbajë moti kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

Sipas Institutit, vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Ndërsa, gjatë javës së ardhshme parashihet rritje e ndjeshme e temperaturave maksimale.