
Foto: KALLXO.com
Moti sot, i vranët, me shi e shkarkime rrufesh
21.6.2020 - 10:36
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./RTK