Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, i vranët e vende-vende me riga shiu

Gjatë ditës së sotme moti do jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Instituti thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.