Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, i vranët e në disa pjesë reshje shiu

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikojë dukshëm në rënien e fushave termike në atë pjesë të Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell, njofton Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Në njoftimin e Institutit thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-18 m/s.