
Moti sot, i vranët dhe me shi
05.4.2020 - 08:55
Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë vlera pozitive në të dy vlerat ekstreme, minimalet ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, njofton instituti.
IHMK-ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1-6m/s./RTK