Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, i vranët dhe me riga shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.