
Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu e bore
15.3.2020 - 08:26
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot se në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-9m/s.
Java e ardhshme do të jetë pa reshje dhe me rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme./21Media