Foto: Atdhe Mulla

Moti sot, i vranët dhe me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me fjolla të dobëta bore.

“Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./21Media