Foto: KALLXO.com

Moti sot e nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Sipas institutit, të premten vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim./21Media