Moti sot dhe nesër në Kosovë

 

Sipas parashikimeve të meteorologëve, sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat gradualisht do të marrin karakter zhvillimi, do të sjellin rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të sillen ne mes 17 e 28 gradë Celsius.

Të dielën, dita do të fillojë me vranësira, të cilat me kalimin e kohës do të dendësohen dhe pritet te sjellin edhe rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillen në mes 16 e 24 gradë Celsius.