Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.

Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.