Moti sot dhe në pjesën e parë të javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Sipas institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Mot i kthjellët, pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. Temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes 9 e 11 gradë Celsius, kurse ato maksimale, në mes 29 e 30 gradë Celsius./21Media