Moti. Foto: KALLXO.com

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat do të sillen nga 6 gradë, si më e ulëta deri në 19 gradë celsius si më e larta.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot  me diell dhe vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Temperaturat do të shënojnë rritje të lahta në të dy vlerat ekstreme” thuhet në njoftim.