Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në fund javë do të ketë mot me temperatura deri në 21 gradë celsius.

“Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.