Prishitna, Foto: KALLXO.com
Moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Sipas IHK-së Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.
Agjencia e Menaxhimit Emergjenet mbrëmjen e kaluar, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve, në zona të caktuara në Kosovë.
Agjencia Menaxhimit Emergjent AME rekomandoi masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje ,Shpëtim dhe Ndihmë, për:
– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;
– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.
– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave;
– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.
Rikujtojmë , se mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin pjesëtarë në shoqërinë e shtetit të Kosovës!
Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, prrockave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet, të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente.