Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot

Edhe, sikurse dje, do të ketë mot me diell dhe temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 34 gard celsius.

“Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit. Kjo situatë vije si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës”, thuhet në njoftim.

Temperaturat e larta do të jenë deri me datë 6-7 korrik, njofton Instituti.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP”, thuhet në fund të njoftimit.