Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me shi gjatë fundjavës.

“Në vikend sërish mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.