Prishtinë, Foto ilustruese

Moti sot

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të shkojnë deri në 24 gradë celsius ndërsa ato minimale do të jenë në mes 6 dhe 7 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë gjithë javës do të mbretëroj mot i mirë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta”, thuhet në njoftim.