Prishtinë, Foto ilustruese

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të shtunën në vendin tonë do të ketë mot me diell por vende-vende edhe me vranësia.

Temperaturat do të arrijnë vlerën maksimale gjatë ditës në 24 gradë celsius.

“Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

“ Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira”, njofton IHK.