ilustrim: Naser Fejza

Moti sot

Mot i vranët dhe me intervale dielli do ta përcjellë këtë të dielë në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vranësirat në disa vende mund të sjellin edhe reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale do jetë 3 gradë celsius, derisa ajo maksimale deri ne 13 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit.